Serhio Ramosi mungon ndaj Klermonit dhe Brizhit

Serhio Ramos ende nuk ka debutuar te skuadra e PSZH-së. Testet e tij mjekësore në korrik nuk treguan asnjë problem, por që atëherë ai ka pasur probleme me dëmtimet, të cilat e kanë penguar atë të bëjë debutimin e tij në PSZH.

Klubi francez raportoi se ai do të kthehej në aksion pas pushimit ndërkombëtar të këtij muaji, por ata kohëve të fundit kanë thënë se ai është ende duke u shëruar dhe nuk ka një datë konkrete për kthimin e tij. Tifozët po bëhen të paduruar për të parë lojën e 35-vjeçarit në “Park e Princërve”, por e përditshmja “Le Parisien” ka zbuluar se ata do të duhet të jenë të durueshëm.

Kujtojmë se Ramos nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese që nga 5 maji, kur Real Madridi humbi nga Çellsi në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, dhe ai ka qenë jashtë fushe për gjithsej 200 ditë këtë vit kalendarik.

Ai është padyshim i padisponueshëm për ndeshjen e PSZH-së në Ligue 1 kundër Klermontit dhe është një dyshim i madh për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në udhëtim te Brizhit, javën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button