Seria A, mësohen datat e përballjeve derbi të Milanos

Gjatë ditës së sotme është hedhur edhe shorti për ndeshjet e sezonit të ri në Serie A, teksa është bërë i ditur tashmë edhe kalendari për sezonin 2022/2023.

Serie A do të rikthehet më 13 gusht, mirëpo në javën e parë siç shihet nuk do të ketë ndonjë derbi.

Kampioni në fuqi, Milan, në xhiron e parë do të jetë nikoqir i Udinezes, ndërsa nënkampioni i edicionit të kaluar, Inter, do të përballet me skuadrën e Leçes. Ballafaqime të lehta në letër pritet të kenë edhe Juventusi, Roma dhe Napoli, të cilat do të ndeshen kundër Sasuolos, Salernitanas dhe Veronës.

Ndërkohë janë mësuar edhe datat e sfidave derbi të Milanos. Kështu ndeshja e para do të luhen më 4 shtator, ku Milani do të jetë nikoqir, ndërsa sfida e dytë është planifikuar të zhvillohet më 5 shkurt.

 

LEXO EDHE:

Back to top button