Sërish alarm për bombë, kësaj radhe kërcënohen 9 shkolla

Sërish alarm për bombë, kësaj radhe kërcënohen 9 shkolla

Ministria për Punë të Brendshme njofton se rreth orës 14;00 është denoncuar se në adresat elektronike të 9 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosjen e bombave.

“Menjëherë pas alarmit, policia ka ndërmarr aktivitete për evakuimin e nxënësve dhe personelit të shkollave. Për momentin në rrjedh janë kontrolle anti-terrorist dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga SPB-Shkup.

Raportohet se nxënësit e ndërrimit të dytë të gjimnazit “Josip Broz Tito” në Shkup janë evakuuar nga shkolla pasi kanë marrë denoncim për bombë, gjithashtu edhe nxënësit e Arseni Jovkovit, Marija Kirit dhe të tjera.

Dje poashtu kishte alarm për bomba në disa shkolla në Shkup, të cilat janë kontrolluar në detaje dhe rezultoi që alarmet të ishin të rrejshme.

LEXO EDHE:

Back to top button