Sërish alarme për bomba të rreme në disa qytete

Sërish alarme për bomba të rreme në disa qytete

Gazetare: Evi Shkopi

Alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla dhe institucione nuk kanë munguar as sot. Që në mëngjes alarme të tilla pati në 19 shkolla të mesme dhe 9 fillore.

“Alarmet e rreme për bomba, veçanërisht nëpër shkolla janë duke dëmtuar procesin arsimorë, por janë shndërruar edhe në makth, si për nxënësit, për mësimdhënësi, për prindërit dhe për institucionet, të cilat thonë se janë duke punuar për të zbuluar ata të cilët, apo personat të cilët qëndrojnë pas këtyre alarme të rreme, por deri tani askush nuk ka dal me një emër apo emra të cilët japin apo i dërgojnë këto e-maile që kanë ngjallur frikë veçanërisht tektë vegjlit”, raporton Evi Shkopi- gazetare.

Për qytetarët, të thuash ka alarm për bombë në një institucion është bërë si të thuash “Mirëmëngjesi”, sepse sipas tyre këto alarme tashmë nuk mund të merren as seriozisht. Megjithatë shtojnë se kjo do të lerë pasoja tek fëmijët, si në aspektin psiqik ashtu edhe në dije. Banorët e Aerodromit, ku gjendet një nga shkollat ku sot kishte një alarm të tillë, thonë se kësaj gjeneratë të nxënësve që kaluan pandeminë dhe tani situatën me bombat po u shkaktohet problem serioz sa i përket arsimimit.

“Kjo situatë që po ndodh është vërtet e pakëndshme dhe më vjen keq për fëmijët që vërtet janë shumë të shqetësuar, nuk kanë mësim. Nuk e di se si ky problem do të zgjidhet. Dhe shpresoj, shpresoj se do ta zgjidhin për një kohë të shkurtër. Ngaqë kjo po ndodh tashmë një kohë të gjatë, mendoj se institucionet duhet të përpiqen pak më shumë… Shumë, shumë. Pra, vazhdimisht humben orë mësimi dhe në pandemi nuk mësuan edhe kjo tani dhe vërtet këtë gjeneratë e kemi “sakatuar””.

“Jo, jo nuk i marr më seriozisht. Ajo po, institucionet duhet të ndërmarrin hapa më serioz. S’ka fjalë aty, sepse ajo është puna e tyre, jo e jona. Jo vetëm që ndikon, por do të ndikojë edhe shumë kohë. Në ndërtesë tek unë kam fqinj të cilët kanë fëmijë që shkojnë në këtë shkollë dhe është vërtet shumë e pakëndshme, sepse ajo lë gjurmë tek fëmijët edhe pse ndoshta ne nuk e kuptojmë tani”.

“Na është bërë përditshmëri më. Jo, as nuk i marrim seriozisht më, e tepruan me këtë. Kanë frikë, si jo. Janë të rritur, por kanë frikë. Institucionet nuk merren aspak, nuk ka aspak rregull. Duhet shumë vëmendje për këtë”.

Gjatë javës së kaluar Ministria e Arsimit dhe Shkencës doli me udhëzim që nxënësit të cilët evakuohen nga shkolla për shkak të alarmeve për bomba, orët e mbetura të mësimit t’i realizojnë online. Alarm për bombë sot kishte edhe në Gjykatën Themelore në Ohër, por edhe në këtë rast ka rezultuar se është alarm i rremë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se kërcënimet vijnë kryesisht nga adresat e huaja. Sipas tyre, se në këtë sulm të organizuar hibrid ka edhe persona të tjerë të cilët hyjnë në këtë sistem për interesa personale, naivitet dhe motive të tjera. Nga dikasteri I Punëve të Brendshme thonë se deri më tani janë zbuluar të gjitha aktivitetet e tilla dhe janë ngritur kallëzime përkatëse penale kundër personave./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button