Sërish tërmet në Turqi

Një tërmet tjetër me fuqi prej 5.1 ballë ka ndodhur në brigjet e rajonit Karaburun në qytetin Izmir në Detin Egje në Turqi, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi në faqen e internetit nga Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 11:35 sipas kohës lokale me fuqi prej 5.1 ballë dhe thellësi prej 3.42 kilometra.

Në po të njëjtin rajon në orët e mëngjesit u shënuan dy tërmete të njëpasnjëshme me një diferencë kohore me një minutë. Tërmeti i parë ndodhi në orën 08:46 sipas kohës lokale me fuqi prej 5.1 ballë dhe thellësi prej 20.9 kilometra, ndërsa tërmeti i dytë në orën 08.47 me fuqi prej 4.8 ballë dhe në thellësi prej 7 kilometra. Gjithashtu këto tërmete u shoqëruan edhe me pastronditje të tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button