Shapkat e Steve Jobs shiten me çmim rekord

Shapkat e Steve Jobs shiten me çmim rekord

Një palë sandale të veshura nga Steve Jobs janë shitur në ankand nga Julien’s Auctions për gati 220 mijë dollarë. Sipas shtëpisë së ankandeve, sandalet u vlerësuan në rreth 60 mijë dollarë, por në fund çmimi gati u katërfishua. Ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për sandale. Jobs, i cili vdiq në vitin 2011 për shkak të kancerit të pankreasit, i veshi ato sandale në shtëpinë e prindërve të tij në Palo Alto në Kaliforni. Në tetor të vitit të kaluar, një palë atlete të veshura nga legjenda e basketbollit Michael Jordan u shitën për 1.47 milionë dollarë në ankand, duke thyer rekordin për këto lloj këpucësh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button