Sharll Leklerk: I besoj projektit të Vaseur te Ferrari

Sezoni që përfundoi në Abu Dabi shënoi vitin e tretë të Frederik Vaseur, si drejtues i Ferrari. Viti 2025 ishte më sfiduesi për francezin, pasi Ferrari nuk ishte kurrë konkurrues për fitore. Sukses që për “kokëkuqen” mungon në Formula 1 që nga 27 tetori 2024.

Vaseur ishte nën kritika këtë vit, por ai siguroi një rinovim kontrate dhe për këtë arsye do të vazhdojë të udhëheqë Ferrari edhe në vitin 2026. Ky do të jetë një vit vendimtar për të ardhmen e të gjithë ekipit, duke pasur parasysh se në prill francezi vendosi të zhvendosë të gjitha burimet në projektin e ri.

Nuk është sekret që Sharll Leklerk dhe Frederik Vaseur kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë, dhe piloti monegask theksoi mbështetjen e tij për menaxherin.

 

“Kemi vuajtur së bashku sepse jemi të bashkuar dhe kemi një marrëdhënie të bazuar në besim që ka zgjatur shumë. Nuk kam dyshuar kurrë në aftësitë e tij dhe e mbështes atë, ashtu siç bëri ai me mua. Ndoshta kjo kalon pa u vënë re, por të qenit kaq i bashkuar pavarësisht kritikave është një forcë e ekipit“, u shpreh Sharll Leklerk, që kërkoi durim me punën e Vasseur.

 

“Jam shumë i lumtur që e kam atë në krah, por i duhet kohë që ai të transferojë vizionin e tij në ekip. Unë besoj fuqimisht në qasjen e tij. Nuk mund ta kontrolloj atë që ndodh jashtë ekipit”, tha Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button