SHASH është për kthimin e nxënësve në shkolla


Shoqata e Arsimtarëve Shqiptarë në Kumanovë këmbëngul që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike, duke përfshirë të gjithë ciklet e mësimit. Kreu i saj, Samet Jahiu tha për ALSAT se prania e nxënësve në shkollë dëshmon se arsimi zhvillohet në mënyrë efektive. Madje, sipas tij mësimi online do të diskriminojë nxënësit me gjendje të rëndë ekonomike në familje.

Përmes mësimit online ne arsimtarët nuk e dimë a janë nxënësit prezent aty, a prindi është duke e shpjeguar ose nxënësi.  Më mirë ti bëjnë siç e tha propozimin ministri i arsimit me shkurtim të orarit të orës mësimore se sa online. Sadopak, prezenca e nxënësit në klasë e ka efektin e vet.  Ne në fakt po i dëmtojmë disa nxënës që nuk kanë as kushte elementare për zhvillimin e mësimit online. Aty po jemi të padrejtë ndaj tyre”-pohoi Samet Jahiu, kryetar I SHASH-Kumanovë.

Kreu i SHASH-it tha se tashmë çdo vendim i miratuar nga Qeveria do të jetë i vonshëm për përgatitjen e shkollave për mësim. Madje, sipas kësaj shoqate e pranueshme do të ishte edhe mësimi në disa ndërrime.

Protokollet është dashur tashmë të përgatiten, tash është e vërtet se është vonë. Është vonë por më mirë vonë se hiç. Veç tash ne arsimtarët është dashur ta kemi programin se si do të duhet të zhvillohet proçesi mësimor ndërsa ne akoma nuk e dimë se si. Po punojmë në tre ose katër ndërrime, nëse e kërkon nevoja vetëm nxënësit të vij në klasë”-tha Samet Jahiu, kryetar i SHASH-Kumanovë.

Gjithashtu, Jahiu rekomandon që komunat të vendosin për modelin e realizimit të mësimit nëpër klasa, varësisht numrit të nxënësve në to.

Melihate Rustemi                   

LEXO EDHE:

Back to top button