Shawn Mendes dhe Camila Cabello sapo u bënë dhuratën më të bukur fansave për festat e fundvitit

Disa ditë më parë, Shawn Mendes paralajmëroi fansat e tij në rrjetet sociale për surpriza, ku shkroi se: “Dua t’ju dhuroj disa këngë surprizë për festat e fundvitit.” Dhe kishte rezervuar goxha surpriza pasi një ndër këngët e premtuara dhe të sapopublikuara është në bashkëpunim me Camila Cabellon.

- Advertisements -

Këngëtari kanadez dhe e dashura e tij u bënë fansave të tyre një dhuratë të hershme për Krishtlindje duke publikuar këngën e tyre të papritur “për të përhapur dashuri dhe mirësi”, siç ata e cilësuan. Camila dhe Shawn publikuan versionin e tyre të “The Christmas song”, që për 13 orë numëron mbi 1.1 milionë klikime.

Cabello në një postim në Instagram shkroi, “Ky ka qenë një vit kaq i çmendur me kaq shumë sfida. Këtë sezon festash, është më e rëndësishme se kurrë të shpërndash dashuri dhe mirësi për të gjithë!”

Rikujtojmë se ata çmendën dynjanë me këngën e tyre “Señorita” në verën e 2019 e cila deri tani numëron 1.1 miliardë klikime vetëm në You Tube. Së fundmi, dyshja është komentuar gjatë edhe për lidhjen e tyre pasi të dy kanë bërë disa rrëfime të sinqerta rreth marrëdhënies.

Fillimisht, Shawn tregoi se ishin në prag të ndarjes pasi ai po përjetonte një shok emocional, por fatmirësisht ia dolën ta kalonin me sukses. Më pas autorja e hitit “Havana” na shkriu zemrat me një super dedikim në rrjetet sociale, ku krah një foto me kanadezin shkruante të gjitha përjetimet e saj dhe se si e kishte ndryshuar Shawn atë si njeri.

Ky i fundit, gjatë një interviste me Access Hollywood ka hedhur dritë mbi “konfliktin e tij të brendshëm” për ndjenjat ndaj këngëtares. Ai tha se nuk merrte dot guximin t’i propozonte asaj dhe e ka ruajtur pëlqimin e tij për Camilën për 5 vite me radhë.

YouTube video

LEXO EDHE:

Back to top button