SHBA, dështojnë 3 raunde për zgjedhjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

SHBA, dështojnë 3 raunde për zgjedhjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së ka shtyrë seancën e mbrëmshme pasi në tre votime të njëpasnjëshme nuk arritën të zgjidhnin kryetarin e ri mes përplasjeve të vazhdueshme brenda republikanëve.

Asnjëri nga kandidatët nuk arriti të sigurojë shumicën e votave në dhomën me 435 anëtarë, gjë që paraqet një goditje të madhe për liderin republikan Kevin McCarthy, i cili u përball me humbje të përsëritura jo nga rivalët e tij demokratë, por nga bashkëpartiakët e tij republikanë.

Ky rast shënon herën e parë të tillë në 100 vjet që një i nominuar nuk arriti të fitojë mbështetjen e mjaftueshme për t’u bërë kreu i dhomës.

Mbështetja ndaj McCarthy-t shënoi rënie nga raundet e para, të cilat në fillim ishin 203 vota në favor të tij, duke rënë 202 në numërimin e tretë pasi një kundërshtar iu bashkua 19 rivalëve republikanë në mbështetjen e përfaqësuesit Jim Jordan.

Udhëheqësi demokrat Hakeem Jeffries mori 212 vota, gjashtë më pak se pragu i nevojshëm, megjithëse ai nuk pritet të zgjidhet duke pasur parasysh disponinimin e shumicës republikane.

Dhoma e Përfaqësuesve me votim vendosi të shtyjë seancën e zgjedhjes së kryetarit të ri deri sot në mesditë. Ndërkohë, bisedimet në prapaskenë do të vazhdojnë mes McCarthy-t dhe kolegëve të tij republikanë me shpresën për të siguruar votat që i nevojiten për postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësueseve.

Të gjithë demokratët e dhomës votuan për Jeffries, përkundër trazirave që tronditin republikanët.

Duke nominuar zyrtarisht McCarthy-n, përfaqësuesja Elise Stefanik tha se “Askush në këtë organ nuk ka punuar më shumë për këtë shumicë republikane sesa republikani i Kalifornisë”.

“Si lider i Partisë Republikane gjatë disa viteve të fundit, Kevin ka luftuar për sundimin njëpartiak nga demokratët në emër të popullit amerikan”, tha ajo.

Por 20 republikanë nuk u pajtuan më këtë, ku pothuajse të gjithë fillimisht ndanë mbështetjen e tyre midis përfaqësuesit Andy Biggs dhe përfaqësuesit Jim Jordan përpara se të bashkoheshin rreth Jordan në raundin e dytë. Jordan tha se ai nuk ka ambicie që të bëhet kryetar dhe u kërkoi republikanëve të tij që të mbështesin McCarthy-n.

McCarthy është përballur me kundërshtime të ashpra nga një grup i cili është i lidhur fort me ish-presidentin Donald Trump dhe lëvizjen e tij “Make America Great Again”.

Në një letër të 1 janarit të përpiluar nga përfaqësuesi Scott Perry, nëntë nga kundërshtarët republikanë të McCarthy-t shprehën pakënaqësi me lëshimet që ai tashmë ka bërë, duke thënë se ai “mbart plotësisht barrën për të korrigjuar mosfunksionimin që ai tani e pranon në mënyrë eksplicite gjatë” mandatit të tij 14-vjeçar në udhëheqjen republikane.

“Deri më tani, vazhdojnë të mungojnë angazhimet specifike për pothuajse çdo komponent të kërkesave tona, dhe kështu, nuk ka asnjë mjet që do të siguronte nëse do të përmbushen premtimet apo do të shkelen”, thuhet në letrën e republikanëve të Vitit të Ri.

Duke folur ndërsa nominoi Jeffries për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve, përfaqësuesi Pete Aguilar bëri kritika të përsëritura ndaj republikanëve dhe grindjeve të tyre.

“Sot, zonja përfaqësuese, Demokratët e Dhomës janë të bashkuar”, tha Aguilar duke u duartrokitur, “të bashkuar rreth spikerit që do t’i vendosë njerëzit mbi politikën”.

“Ne jemi të bashkuar pas spikerit, i cili është një avokat i palëkundur për mbrojtjen dhe zgjerimin e lirive tona. Ai nuk trafikon ekstremizëm, nuk lëshon pe dhe nuk justifikon një të ashtuquajtur ish-president të fajësuar dy herë”, shtoi ligjvënësi nga Kalifornia, duke iu referuar Trump-it.

LEXO EDHE:

Back to top button