SHBA do të dërgojë “Patriotin” në Ukrainë

SHBA do të dërgojë“Patriotin” në Ukrainë

Mediat amerikanë raportojnë se Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të dërgojnë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes raketore “Patriot”.

Lajmi pritet të jepet gjatë kësaj jave nga vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden.

Prej muajve të parë të luftës, Ukraina e ka kërkuar prej SHBA këtë sistem të sofistikuar raketor, për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore të Rusisë që kanë vijuar të vrasin civilë dhe të shkaktojnë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Megjithatë, sipas të dhënave paraprake, në Ukrainë do të shkojë një sistem i kufizuar i “Patriot” për të pamundësuar që raketat e tij të shkojnë përtej kufirit dhe të godasin objektiva brenda Rusisë.

Pasi të miratohet masa, sistemet ka të ngjarë të dërgohen në Ukrainë në ditët në vijim, me ushtarë ukrainas të trajnuar për t’i përdorur ato në një bazë të ushtrisë amerikane në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button