SHBA-ja nuk beson se luftanija ruse mbante armë bërthamore kur u fundos

Shtetet e Bashkuara nuk besojnë se luftanija ruse “Moskva” mbante armë bërthamore në kohën kur u fundos, sipas vlerësimit të fundit të inteligjencës amerikane, për CNN.

SHBA-ja ka monitoruar forcat ushtarake ruse për çdo lëvizje të pazakontë të armëve bërthamore dhe nuk ka zbuluar ende lëvizje të tilla deri më sot.

Duke qenë se Moskva ishte një mjet i mbrojtjes ajrore, sipas një zyrtari amerikan, vendosja e armëve bërthamore në bord do të ishte veçanërisht e pazakontë.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi të enjten në mbrëmje se Moskva ishte fundosur, duke cituar një deklaratë nga ministria ruse e mbrojtjes.

Komanda Operacionale e Ukrainës pretendoi më herët të enjten se Moskva kishte filluar të fundosej pasi u godit me raketa anti-anije ukrainase Neptun.

LEXO EDHE:

Back to top button