SHBA-ja përkrah vendimin e Finlandës për anëtarësim në NATO

SHBA-ja do të përpiqet ta lehtësojë pranimin e Finlandës në NATO sa më shpejt që të jetë e mundur, tha të hënën në Helsinki senatori Mitch McConnell.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin finlandez, Sauli Niinisto, kreu i pakicës së Senatit ka shprehur shpresën se Kongresi do të ratifikojë aplikimin e Finlandës “përpara pushimeve të gushtit”.

McConnell po viziton Finlandën së bashku me një delegacion të senatorëve republikanë, duke përfshirë John Barrasson, Susan Collinsin dhe John Cornyn.

Finlanda do t’ia shtonte peshën anëtarëve ekzistues të NATO-s, theksoi McConnell, duke shtuar se anëtarësimi i Finlandës do ta bënte aleancën edhe më të fortë.

I pyetur për rezervat e Turqisë në lidhje me anëtarësimin finlandez, McConnell ka shprehur shpresën se shqetësimet e presidentit Rexhep Erdogan do të zgjidhen në “kohën e duhur”.

LEXO EDHE:

Back to top button