SHBA regjistroi rekord shpenzimesh për video-lojëra

Viti 2020, i shënjuar nga pandemia Covid-19 dhe karantina, ka bërë që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vendoset një rekord për shpenzimet e konsumatorëve për videolojëra. Sipas “The Verge”, amerikanët shpenzuan 56,9 miliardë dollarë vitin e kaluar për të luajtur në shtëpi, një rritje kjo me 27% krahasuar me vitin 2019. Konsola më e shitur ishte Nintendo Switch, e ndjekur nga PlayStation 5 dhe PlayStation 4. Ndërkohë, videoloja më e shitur ishte “Call of Duty, Black Ops: Cold War”, e ndjekur nga “Call of Duty: Modern Warfare”.

LEXO EDHE:

Back to top button