Shefi i Kabinetit të Konjufcës del me një deklaratë derisa takimi po vazhdon
Shefi i Kabinetit të Konjufcës del me një deklaratë derisa takimi po vazhdon

Ilir Kërçeli, shef i Kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Serbia po kthehet nga Ohri destruktive.
Këtë deklarim ai e ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, teksa takimi trelateral në Ohër po vazhdon ende.
Kërçeli tutje është shprehur se nuk ka Asociacion i cili e shkel Kushtetutën, e cenon integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.
“Serbia kthehet nga Ohri, destruktive si gjithmonë. Veç kësaj radhe do e marrë edhe koston e merituar”, ka shkruar ai.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdojnë takimin në Ohër.
Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.