Shefi i Premier Ligës tregon se çka do të ndodh me akuzat ndaj Man. Sitit

Mançester Siti ka të ngjarë të mos marrë sanksione kur të jepet verdikti fillestar për shkeljen e 130 (fillimisht ishin 115) rregullave financiare të Premier Ligës, sipas asaj që ka thënë shefi i Premier Ligës, Riçard Masters, gjatë një interviste.

Man. Siti akuzohen nga Premier Liga, për shkelje të shumta të rregulloreve të tyre financiare në lidhje me sponsorizimet, si edhe për dështimin për të bashkëpunuar me një hetim të mëvonshëm.

Shkeljet e supozuara datojnë në një periudhë nëntëvjeçare midis 2009 dhe 2018 dhe u zbuluan për herë të parë nga liga në një deklaratë në shkurt 2023. Nëse Man. Siti shpallet fajtor për disa nga akuzat më të rënda, ata mund të goditen me sanksione të mëdha financiare, zbritje pikësh apo edhe rënie nga kategoria.

“Qytetarët” kanë qenë të palëkundur dhe i kanë mohuar me forcë akuzat. Një panel disiplinor dëgjoi prova nga të dyja palët në fund të vjeshtës, me procedurat që përfunduan në dhjetor të vitit të kaluar.

Në intervistën e “Masters”, dhënë për “Financial Times”, u theksua se vendimi mund të jepet në çdo kohë para fundit të sezonit. Katër herë kampionët radhazi akuzohen për dështimin që të raportonin informacion të saktë financiar për nëntë sezone, që shtrihen nga 2009-10 deri në 2017-18, si dhe për mosdhënien e detajeve të plota të pagave të ish menaxherit Roberto Mançini midis 2009-10 dhe 2012-13.

Ata akuzohen gjithashtu se nuk kanë dhënë detaje të plota të parave të paguara për lojtarët midis viteve 2010-11 dhe 2015-16 dhe se nuk kanë bashkëpunuar me hetimin nga viti 2018 deri në 2023./Panoramasport/

LEXO EDHE:

Back to top button