Sheikët e Njukasëllit kërkojnë blerjen e Brojës

Sipas “The Sun”, Njukasëlli është në garë për të firmosur me sulmuesin shqiptarin Armando Broja. Klubi që ka ndërruar pronësi muajt e fundit, duke mos e pasur problem pjesën e financave, ka dërguar një kërkesë zyrtare te Çellsi për të marrë informacion rreth Brojës, duke mësuar edhe kushtet që kanë londinezët për të shitur 20-vjeçarin.

Objektivi i tyre kryesor, sulmuesi Ekitike, refuzoi kalimin në janar në Angli dhe mbylli sezonin te Reims, ndërsa tani është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë me të, pasi edhe shumë ekipe të mëdha si Bajerni, PSZH dhe Reali i Madridit kanë hyrë në lojë. Kështu që Njukasëlli nuk ka humbur kohë dhe ka kthyer në prioritet nënshkrimin me Armando Brojën.

Ndryshe në Premier Ligë, klubet si: Uest Hem, Notinghem dhe Everton janë të gatshme për të siguruar shërbimet e yllit shqiptar. Një tjetër klub i madh anglez i është bashkuar kësaj gare për të afruar 20- vjeçarin në skuadër. Bëhet fjalë për Lestërin, që u shpall kampion i Premier Ligës në vitin 2016.

LEXO EDHE:

Back to top button