Shfaqet sozia e Nejmarit, merr 7 mln klikime në rrjetet sociale!

Në Katar ka një dopio të vërtetë të Nejmarit, futbollistit të Paris Sen Zhermenit që po përpiqet ta çojë Brazilin drejt titullit të gjashtë të botës. Ky djalosh ka mashtruar fansat dhe gazetarët, të cilët nuk janë vërtet të vëmendshëm, e tashmë edhe policinë.

Të dielën e kaluar, ndërsa Nejmari, i vërteti, po lëpinte metaforikisht plagët e tij nga dëmtimi i kyçit të këmbës dhe ishte në hotel, duke shpresuar të shërohej sa më shpejt, “alter egoja” e tij mashtronte fansat teksa ecte i pakujdesshëm në rrugët e Dohas, të cilët vrapuan nëpër rrugët e kryeqytetit të Katarit për të takuar Neymar.

Në fakt nuk ishte ai, kishte veshur një fanellë të Brazilit, por përtej konotacioneve dhe të njëjtit qëndrim, mbi të gjitha vërehet konstrukti i trupit, i cili është i ndryshëm mes të dyve.

Sozia e “O’Ney” në Katar është duke u argëtuar shumë, ndër të tjera duke shfaqur gjithçka në internet, në profilin e tij në “TikTok”. Madje hyri në fushë të hënën në mbrëmje, vetëm disa minuta para se Brazili të luante. E pabesueshme, por e vërtetë.

Neymar ishte i padisponueshëm dhe qëndroi në hotel, siç dëshmoi në një histori në Instagram, sozia e tij u shfaq në tribunë, madje pati edhe nga ata që donin të bënin “selfie” me të. E gjitha e kompletuar me një video të postuar në “Tik Tok”, e cila ka grumbulluar gati 7 milionë shikime.

 

LEXO EDHE:

Back to top button