Shfuqizohet paraburgimi për vëllezërit Useini nga Ohri

Paraburgimi 30-ditor i biznesmenit nga Ohri dhe këshilltarit të BDI-së në këshillin komunal, Nefi Useni dhe vëllait të tij Ibro është shfuqizuar. Vëllezërit Useini janë liruar me garanci prej 850 mijë euro. Ky vendim u mor nga Këshilli Penal në Gjykatën Themelore të Ohrit, pas çka dy vëllezërit tashmë janë të lirë nga dje pasdite. Nga Gjykata theksuan se për shkak se garancia ishte shumë e lartë, nuk ka pasur nevojë për masa të tjera si konfiskimi i pasaportave, duke pasur parasysh veprën penale për të cilën akuzohen. Një javë më parë, paraburgimi tetë-ditor i dy vëllezërve u vazhdua për 30 ditë si masë kujdesi, pasi Prokuroria Themelore Publike ngriti akuza kundër tyre për dhunë. Bëhet fjalë për rastin e përleshjes para një hoteli në Ohër. Vëllezërit Useini, të cilët fillimisht ishin në arrati, kanë qenë në paraburgim që prej 26 gushtit dhe janë nën hetim për rrahjen e Spire Topallovskit nga Ohri. Seanca e parë është caktuar për 22 Shtator.

LEXO EDHE:

Back to top button