Shiten biletat për sfidën Maqedoni-Gjermani!?

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, këtë muaj do të zhvillojë dy sfidat eliminatore për Botërorin “Katar 2022”, kundër Lihtenshtajnit në transfertë dhe pastaj do të përballet me Gjermaninë në Shkup, ndërsa sot është mësuar se janë shitur të gjitha biletat për spektaklin e 11 tetorit në stadiumin “Todor Proeski”.

Shitja e biletave nisi të hënën dhe vetëm për 4 ditë janë shitur rreth 17 mijë bileta, aq sa është e lejuar prezenca e shikuesve në këtë përballje.

Bileta janë shitur për 100, 300 dhe 500 denarë, me regullat e reja për “Covid 19”, është lejuar që të plotësohet vetëm gjysma e stadiumit në Shkup.

Kujtojmë se Maqedonia, më 31 mars, shënoi fitore në përballjen e parë në Duisburg, pran rezultatit 2-1. (Foto: Gol.mk)

LEXO EDHE:

Back to top button