Shitet Audi-A6 e ish-kryetarit të Strugës Ramiz Merko

Gazetar: Miki Trajkovski

Makina luksoze Audi A6, të cilin për disa vite e shfrytëzonte ish-kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, në tentimin e tretë të shitjes gjeti pronar të ri një kompani nga Manastiri. Ai ka ofruar shumën më të lartë nga gjithsej pesë të interesuar në ankandin publik, i cili u mbajt sot. Makina u shit për 1 milion e 350 mijë denarë, përkatësisht rreth 22 mijë euro. Procedura e shitjes në vend që të zhvillohej nga komuna, u zhvillua përmes përmbaruesit të autorizuar, i cili në fillim të marsit e konfiskoi automjetin për shkak të borxheve të papaguara të Komunës së Strugës ka ndaj disa kreditorëve. Borxhi i përgjithshëm i komunës është i madh dhe arrin në rreth 7 milionë euro. Kreu i Strugës Mendi Qyra thotë se me paratë e makinës së shitur do të paguhet një pjesë e borxheve. Për blerjen e Audi A6, pushteti i kaluar lokal kishte shpenzuar 67 mijë euro. Për këtë automjet u zhvillua edhe një proces gjyqësor, në të cilin ishte i akuzuar Ramiz Merko, por më pas ai mori aktgjykim lirues.

“Mjetet do të derdhen në buxhetin e Strugës dhe me ato mjete sigurisht do të paguhen një pjesë e borxheve të mëparshme që i ka Komuna e Strugës. Borxhi i komunës është mbi shtatë milionë euro, por nuk kemi shumë të saktë sepse shumë procese gjyqësore ende janë në zhvillim e sipër dhe nuk janë përllogaritur plotësisht. Gjithashtu, kamatat nuk janë të përfshira plotësisht dhe llogariten në momentin kur përfundon procedura gjyqësore”, deklaroi Mendi Qyra – kryetar i Komunës së Strugës./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button