Shkarkohet Arif Asani, Arben Jashari, zv/drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike

Shkarkohet Arif Asani, Arben Jashari, zv/drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike

Arben Jashari nga Aleanca për Shqiptarët do të jetë zëvendës drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike. Informacionin e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Jashari vjen në vend të kuadrit të deritanishëm të BDI-së Arif Asani. Emërimi i Arben Jasharit në postin e zv/drejtorit të BSP-së, vjen si rezultat i marrëveshjes së ASH-së për tu bërë pjesë e Qeverisë. Ndërkohë nga ASH, thonë se marrëveshja me Qeverinë për pozitat udhëheqëse është realizuar thuajse 90%. Nga partia e Taravarit thonë se pozitat udhëheqëse në eshalonët kryesore tani më i kanë marrë të gjitha, ndërsa kanë mbetur që të merren edhe disa pozita të institucioneve të niveleve më të ulëta siç janë, drejtori i Vardar Filmit, drejtor konvikti e Kinoteka Karposh.

LEXO EDHE:

Back to top button