Shkarkohet ministri i Financave në Britani

Shkarkohet ministri i Financave në Britani

inistri britanik i financave Kwasi Kwarteng konfirmoi sot se është shkarkuar nga kryeministrja Liz Truss, duke u bërë kështu kancelari tretë që largohet nga qeveria këtë vit.

“Ju më keni kërkuar të jap dorëheqje nga posti i ministrit të  financave. Unë kam pranuar,” tha Kwarteng në një letër drejtuar Truss, të cilën ai e publikoi në Twitter.

Largimi i tij vjen pasi mediat raportuan se ai ishte shkarkuar përpara një konference për shtyp nga Truss, kur ajo pritet të heqë pjesë të paketës së tyre ekonomike në një përpjekje për t’i mbijetuar tregut dhe trazirave politike që kanë kapluar vendin, shkruan Reuters.

Kwarteng cilësohet si ministri më ‘jetëshkurtër’ në këtë detyrë, shkruan BBC.

Kwarteng u kthye në Mbretërinë e Bashkuar për bisedime urgjente me Truss këtë mëngjes pasi ndërpreu një takim me ministrat ndërkombëtarë të financave në Uashington DC

LEXO EDHE:

Back to top button