Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen e vërtetë: Pse e kruajmë kokën kur mendojmë?

Shkencëtarët kanë zbuluar arsyen e vërtetë: Pse e kruajmë kokën kur mendojmë?

Sa herë e keni kapur veten duke kruar kokën ndërsa mendoni dhe përpiqeni të merrni një vendim? Shkenca ka një shpjegim përse e bëjmë këtë. Psikologët të shumtë nga e gjithë bota janë marrë me këtë temë dhe rezultatet e hulumtimit janë më se serioze.

Edhe pse shumë do të mendonin se bëhet fjalë për një refleks, psikologët thonë se truri ynë e interpreton këtë situatë si stresuese. “Çdo formë e prekjes së pavetëdijshmë është një përpjekje për të ngushëlluar veten”, shpjegojnë ata.

 

Ata besojnë se shumica e gjesteve të pavetëdijshme, të cilat përfshijnë prekjen e vetvetes, nuk janë gjë tjetër veçse një dëshirë për të ngushëlluar veten në momente stresi ose pasigurie. Nga ana tjetër, ekziston një përkufizim tjetër që është disi më pak i përhapur.

Bëhet fjalë për mënyrën se si një person mëson. Ekzistojnë tre lloje të të mësuarit: shikimi, dëgjimi dhe prekja. Për ata që mësojnë duke parë, ka të ngjarë të shikojnë lart nga qielli në momente reflektimi dhe ata që mësojnë duke dëgjuar do të prekin veshin e tyre.

Neuropsikologët pohojnë se ata që kanë zakon të kruanin kokën mësojnë më së miri përmes prekjes ose lëvizjes.

LEXO EDHE:

Back to top button