Shkëndija do të përballet me Hajdukun e Splitit!

Skuadra e moshave të reja të Shkëndijës, të cilët janë kampion të Maqedonië, do të përballet me moshatarët e tyret të skuadrës së Hajduk Splitit, në rundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i Maqedonisë, do të jetë pjesë e rundit të parë të Ligës së Kampionëve për moshat e reja, ndërsa shorti në Nion deshi që ndeshja e parë të zhvillohet më 30 shtator në Maqedoni, ndërsa ndeshja e kthimit të jetë më 20 tetor në Kroaci.

Skuadra e shpresave të Shkëndijës, për herë të tretë do të luajë në këtë kompeticion, pasi që në dy edicionet e kaluara u eliminuan nga Dinamo Kievi me 2 me 10 dhe skuadra e Nitrës me 1 me 2.

LEXO EDHE:

Back to top button