Shkëndija jep dritë jeshile, Dashmir Elezi vazhdon karrierën në Gjeorgji

Shkëndija ka gjetur gjuhën e përbashkët me Torpedo Kutaisi për bazën e 100 mijë eurove, ndërkohë që klubi shqiptar që garon në Maqedoninë e Veriut ka ruajtur edhe një përqindje të kartonit, andaj Dashmir Elezi mund të quhet se është lojtar i skuadrës gjeorgjiane.

Dashmir Elezi ka lindur në Tetovë dhe është rritur te Shkëndija. Pjesë e ekipit të zemrës u bë në nëntorin e vitit 2020. Edhe pse vetëm 18 vjeç, sulmuesi numëron 68 ndeshje në total në të gjithë kompeticionet dhe 10 gola. Elezi ka luajtur me të gjithë kombëtaret e moshave të Maqedonisë së Veriut, teksa prej qershorit është pjesë e U21.

Me marrëveshjen finales, “kuqezinjtë” nga Tetova kanë mbajtur 15% të kartonit të Elezit, lëvizje që do të prodhojë euro të tjera, nëse katër herë kampionët e Gjeorgjisë e shesin në të ardhmen./Supersport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button