Shkëndija kërkon vazhdimsinë e rezultateve pozitive

Skuadra e Shkëndijës në dy xhirot e para ka koleksionoi 6 pikë të plota, duke nisur stinorin pranveror me arritje maksimale.  Të besuarit e trajnerit Ernest Gjoka, tani do të përballen me Rabotniçkin në Shkup. Do të jetë kjo ndeshja e dytë brenda 3 ditëve që “kuqezinjtë” nga Tetova do ta zhvillojnë kundër skuadrave shkupjane.

Të dielën ata mundën Vardarin në Tetovë, ndërsa shpresojnë të vazhdojnë serinë pozitive edhe ndaj Rabotniçkit, i cili 18 ndeshje rradhazi nuk din për fitore ndaj Shkëndijës, në mes kampionatit, Kupës dhe një ndeshjeje kontrolluese, të zhvilluar në Ohër verën e vitit 2020.

Takimi i parë i këtij sezoni mes këtyre dy skuadrave u zhvilluar në Tetovë, u mbyll me barazimin 1:1. Rabotniçki-Shkëndija do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 14:00.

LEXO EDHE:

Back to top button