Shkëndija marshon sigurtë drejt titullit kampion

Sot u zhvilluan përballjet e javës së 27-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë. Lideri aktual, Shkëndija bëri edhe një hap drejt titullit kampion, pasi që sfidën e zhvilluar në Tetovë, mundi minimalisht skuadrën e Akademia Pandevit. Autor i golit të vetëm ishte Besart Ibraimi. Në derbin e zhvilluar në Shkup, e vlevshme për mbijetesë, Vardari dhe Renova u ndalën në barazim 1-1.

 

 

Me rezultat identik1-1, u mbyll sfida në Strugë, në mes Struga Trim dhe Rabotniçkit. Fitore në terrenin vendas regjistruan Pelisteri dhe Makedonija Gjorçe Petrovi, që mundën Sileksin me 3-2, respektivisht Borecin me 2-1. Befasinë më të madhe e përgatiti skuadra e Bellasicës, e cila në stadiumin “Petar Milloshevski” pran FFM-së, mundi FC Shkupin me 1-0, falë realizimit të Benjamin Demirit.

 

Liga e Parë – Java 27

Shkëndija 1-0 Akad. Pandev

Vardari 1-1 Renova

Struga Trim Lum 1-1 Rabotniçki

Pelisteri 3-2 Sileksi

Makedonija Gj.P. 2-1 Boreci

FC Shkupi 0-1 Bellasica

LEXO EDHE:

Back to top button