Shkodran Mustafi në Seria A, vishet kuqezi?
Sipas mediave italiane, Milani është në kërkim të një mbrojtësi qëndror gjatë afatit kalimtar të verës dhe emri më i përmendur është e Shkodran Mustafit. Ky i fundit nuk ka vazhduar konratën me Arsenalin dhe shihet s një përforcim ideal, pasi edhe koston e transferimit do të jenë me parametra zero.
Mediat italiane raportojnë se edhe trajneri Stefano Pioli ka dhënë dritë jeshile për një lëvizje të tillë , ndërsa pritet që të aktivizohet edhe drejtori sportiv Paolo Maldini. Kujtojmë se mbrojtësi shqiptar ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2021, ndërsa më parë ishte pjesë e Serie A, ku ka veshur fanellën e Sampdorias.