Shkup, 189 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Shkup, 189 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 189 gjoba, prej të cilave: 60 për tejkalim të shpejtësisë, 25 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 19 motoçiklistëve, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, shkruan Alsat.

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes , 5 gjoba për automjete të transportit publik teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe tre gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button