Shkupi sfidon Tikveshin, Shkëndija favorit përball Skopjes

Ditë më parë në Shtip u zhvillua takimi i parë i javës së 12-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë në mes Bregallnicës dhe Akademisë Pandev (1-0), ndërsa sot do të zhvillohen 4 ndeshjet e tjera.

Kampioni në fuqi, skuadra e FC Shkupit, në stadiumin në Çair, do të përballet me Tikveshin. Mysafirët vijnë në këtë përballje pas fitoreve ndaj Skopjes dhe Makedonija Gj.P. dhe tani kanë vetëm dy pikë më pak se skuadra nga Çairi.

Lideri aktual, Struga Trim Lum do të përballet me Pobedën në Prilep. Pas dy xhirove pa triumf, një barazimi me “luanët” dhe një disfatë nga FC Shkupi, futbollistët e Struga Trim Lum duan patjetër të rikthehen në rrugën e fitores. Në fund të fundit nuk kanë më vend për “gabime” sepse Shkendija është gjashtë pikë prapa.

Interesante mund të jetë përballja në stadiumin në Autokomandë, ku Skopje do ta mirëpres Shkëndijen. Skuadra tetovare, është favorit absolut në këtë takim dhe çdo gjë përveç fitores do të ishte befasi e madhe. Ndërkohë në sfidën që do të zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, Rabotniçki do të kërkojë fitore ndaj Sileksit.

LEXO EDHE:

Back to top button