Shmanget përplasja me “Dardanët”, Shqipëria mëson kundërshtarët potencial në Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka mësuar emrat e atyre që do të jenë kundërshtarët më të mundshëm të saj në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ndeshjet e plaj-ofit dekretuan që në këtë Ligë do të jenë protagoniste në edicionin e ardhshëm skuadrat e Sllovakisë, Islandës, Bullgarisë dhe Armenisë, ku duhet theksuar se islandezët u mposhtën nga Kosova.

Kësisoj, u shmang përplasja e mundshme me “Dardanët”, të cilët tashmë janë pjesë e Ligës B, një hap më lart se Shqipëria.

Ndeshjet play-off që do të përcaktojnë dy emrat e fundit në vazon e katërt, do të zhvillohen në marsin e vitit të ardhshëm. Fitorja në Ligën C në këtë turne, të çon në play-off për pjesëmarrjen në Euro 2030.

 

LIGA E KOMBEVE

 

VAZO 1

Shqipëri, Mali i Zi, Kazakistan, Finlandë

VAZO 2

Sllovaki, Islandë, Bullgari, Armeni

VAZO 3

Qipro, Bjellorusi, Ishujt Faroe, Estoni

VAZO 4

San Marino, Moldavi, Gjibraltar ose Letoni, Maltë ose Luksemburg

LEXO EDHE:

Back to top button