Shorti, Shkëndija nis mbrojtjen e titullit në Kavadar

Në selinë e Federatës Futbollistike të Maqedonisë, u hodh shorti për sezonin e ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, me çka u mësua orari i garave, në të cilen, skuadra e Shkëndijës mbron titullin e kampionit. Skuadra tetovare, mbrojtjen e titullit do të fillojë në Kavadar, kundër skuadrës së Tikveshit.

Ndërkohë skuadra e FC Shkupit, në transfertë do të sfidojë skuadrën e Bregallnicës në Shtip. Struga Trim Lum do të jetë në Strumicë përball skuadrës së Akademia Pandevit, ndërsa Renova, në Tetovë, do të takohet me Skopjen.

Në sfidat e tjera të javës së parë të futbollit elitar, Rabotniçki dhe Makedonija Gjorçe Petrov, në terrenin vendas, do të përballen me Borecin dhe Pelisterin. Java e parë në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të nis më 7 dhe 8 gusht.

Liga e Parë – Java e parë

Akad. Pandev – Struga Trim Lum

Rabotniçki – Boreci

Tikveshi – Shkëndija

Renova – Skopje

Bregallnica – FC Shkupi

Makedonija Gj.P. – Pelisteri

LEXO EDHE:

Back to top button