Shpallet aktgjykimi për rastin “Titanik 2”, Mijallkov dhe Thaçi dënohen me nga dy vjet burg

Shpallet aktgjykimi për rastin “Titanik 2”, Mijallkov dhe Thaçi dënohen me nga dy vjet burg

Gjykata Themelore Penale – Shkup sot shpalli aktgjykimin për rastin “Titanik 2”, lëndë e cila ka të bëjë me parregullsitë në zgjedhje për të cilat mes tjerash akuzohen ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov  i cili dënohet me 2 vjet burg dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi shpallet fajtor dhe dënohet gjithashtu me 2 vjet heqje lirie.

Sasho Mijallkov dënohet me 2 vjet burg
Menduh Thaçi dënohet me 2 vjet burg
Bedredin Ibrahimi dënohet me 2 vjet burg, i llogaritet dhe koha e paraburgimit.
Aneta Stefanovska dënoeht me 2 vjet burg
Vllatko Shajkovski dënohet me 2 vjet burg dhe Sasho Srcev gjithashtu dënohet me 2 vjet burg.

Në seancën e sotme nuk morën pjesë Sasho Mijallkov dhe Menduh Thaçi.

Ndryshe me aktgjykimin e parë të shpallur më 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me 19 vjet e 8 muaj burg, por në dhjetor të po atij viti, Gjykata e Apelit në Shkup e prishi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim.

LEXO EDHE:

Back to top button