Shpërthen vullkani në Indonezi, të paktën 10 të vdekur
Shpërthen vullkani në Indonezi, të paktën 10 të vdekur
Të paktën dhjetë persona kanë vdekur pasi shpërtheu vullkani në malin Levotobi Laki-laki, në lindje të Indonezisë. Shpërthimi shkaktoi shtëllunga shpërthyese të llavës dhe duke detyruar autoritetet të evakuojnë disa fshatra përreth. Pas shpërthimit, pati shkëputje të energjisë elektrike dhe më pas ra shi dhe kishte shkarkime rrufesh që shkaktuan panik te banorët. Autoritetet kanë ngritur në nivelin më të lartë alarmin për rrezikun nga vullkani. Qendra për Vullkanologji tha se duhet të pastrohet zona prej 7 kilometrash nga krateri. Llava dhe shkëmbinjtë vullkanikë goditën vendbanimet rreth 4 kilometra larg nga krateri, duke djegur shtëpitë e banorëve. Autoritetet në Indonezi thanë se të paktën shtatë fshatra janë prekur nga shpërthimi i vullkanit. Agjencia për fatkeqësi e Indonezisë tha se mund të ketë përmbytje. Qeveria lokale ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për 58 ditët e ardhshme që nënkupton se Qeveria mund të ndihmojë deri në 10.000 banorë të prekur. Indonezia gjendet në “Unazën e Zjarrit në Paqësor”, një zonë ku ka aktivitet të madh sizmik dhe ka disa pllaka tektonike. /Alsat.mk
Eruption of Mount Ruang volcano, Indonesiapic.twitter.com/WNqYBoE6SZ
— Massimo (@Rainmaker1973) November 2, 2024
🌋 #Lewotobi Volcano (Laki-laki) erupts on Flores Island, Indonesia 🇮🇩
2 eruptions reported, throwing ash and volcanic eruptions as high as 12 km
public chaos as red alert is activated
Eruptions caused a house fire.
03.11.2024🔴 pic.twitter.com/aOu7Q33XrH— DOĞA HABER – NATURE NEWS (@doga_H2024) November 3, 2024