Shpërthim i fuqishëm në Slloveni, dhjetëra të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në Slloveni, dhjetëra të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fabrikën kimike Melamin d.d, në qendër të Koçevjes, një qyteti në jug të Sllovenisë.

Sipas të dhënave të fundit nga autoritetet shtetërore sllovene, më shumë se 20 persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa një person ka pësuar djegie të shkallës së lartë.

Policia u ka bërë thirrje banorëve përreth që të mbyllin dritaret dhe të mos dalin jashtë. Tymi i dendur vazhdon të rri pezull mbi qytet, shkruan N1 Slovenia.

Sipas Policisë së Sllovenisë, shpërthimi ka ndodhur në orën 8.35 të mëngjesit.

LEXO EDHE:

Back to top button