Shpërthime në Kiev edhe në ditën e Vitit të Ri

Shpërthime në Kiev edhe në ditën e Vitit të Ri

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev, teksa sirenat për sulme ajrore janë lëshuar në mbarë vendin. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, konfirmoi se shpërthimet janë dëgjuar në qytet. Më pas ai specifikoi se një nga shpërthimet ka ndodhur midis ndërtesave të banimit në qarkun Solomiansk të Kievit.

Sulmet e reja vijnë vetëm një ditë pasi Kievi u godit nga dronët e lëshuar nga Rusia në kryeqytetin ukrainas dhe në qytete të tjera. Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, paralajmëroi ukrainasit se në Vitin e Ri mund të ketë sulme në mbarë vendin.

“Ndoshta armiku sërish do të tentojë të na detyrojë që ta festojmë Vitin e Ri në errësirë. Ndoshta okupuesit po planifikojnë që të na bëjnë të vuajmë, duke kryer sulme ndaj qyteteve tona. Por, pavarësisht planeve të tyre, ne dimë një gjë për veten tonë: ne do të mbijetojmë. Do t’i dëbojmë, nuk kam asnjë dyshim”, tha ai.

Ndërkaq, gjatë adresimit të tij për Vitin e Ri, presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi më 31 dhjetor se “e drejta morale dhe historike” është në anën e Rusisë, teksa shtetet perëndimore kanë dënuar pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button