Shqipëri, 2 viktima dhe 158 raste të reja me COVID-19


Alsat
19.08.2020 17:17
Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë konstatuar 158 raste të reja me COVID-19, 81 prej të cilave janë vetëm në Tiranë.
Ndërkohë, shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore në rrethet e tjera është si vijon: 10 raste në Shkodër, nga 9 raste në Durrës dhe Vlorë, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në Krujë, Fier, Lezhë, Lushnje, Kamëz, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, nga 2 raste në Mat dhe Klos, nga 1 rast në Kukës, Kavajë, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Tepelenë, Prrenjas.
Gjithashtu raportohet për 2 pacientë që kanë humbur jetën, ndërsa 101 të tjerë janë të shtruar në spital. Nga këta, 17 janë në shërbim intensiv, kurse 4 të intubuar.
Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri konfirmon se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 57 persona.