Shqipëri/ Gjashtë persona janë arrestuar për trafikim të armëve të zjarrit

Shqipëri/ Gjashtë persona janë arrestuar për trafikim të armëve të zjarrit

Gjashtë persona janë arrestuar pas një operacioni të Policisë së Shqipërisë kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe municioneve luftarake drejt Kosovës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Rrugëtimi” të shtrirë në 3 qarqe, Kukës, Durrës dhe Dibër, bëhet e ditur se gjashtë shtetas u kapën në flagrancë, në ambientet e jashtme të një pike karburanti, me 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë tip “Glock”, sasi municioni luftarak, si dhe me shuma prej 222.000 lekësh dhe 710 eurosh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të armëve të zjarrit drejt Kosovës.

LEXO EDHE:

Back to top button