Shqipëri, gjashtë viktima dhe 136 raste të reja me koronavirus


Në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit, gjashtë pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 136 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, bën të ditur se shifrat e reja të të infektuarve me koronavirus, dalin pas testimit të 561 mostrave.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, tre viktima janë nga Tirana, të moshës 53, 61 dhe 76 vjeçe. Një viktimë 77 vjeçare nga Pogradeci, një 62 vjeçar nga Durrësi dhe një 87 vjeçare nga Shkodra.

Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri ka arritur në 6411.

Prej tyre, 199 pacientë kanë vdekur dhe 3342 janë shëruar. Ndërkaq, raste aktive janë 2,870.

LEXO EDHE:

Back to top button