Shqipëri, gjatë 24 orëve asnjë paraqitje për trajtim të Covid-19 në Spitalin Infektiv

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një shkrimi në profilin e tij në Facebook mëngjesin e sotëm ka kumtuar një lajm të mirë në lidhje me pandeminë, transmeton Alsat. Rama njoftoi se brenda 24 orëve në Spitalin Infektiv në Tiranë nul është paraqitur asnjë pacient me Covid-19.

“Sapo kanë kaluar 24 ORËT E PARA pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, ka shkruar Rama.

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë tashmë ka shkuar në 131.577, prej të cilëve 2.408 kanë ndërruar jetë. Numrin i të shëruarve është 115.253, ndërsa raste aktive aktualisht janë 13,916. Në vend vazhdon procesi i vaksinimit dhe që nga fillimi i këtij procesi janë kryer mbi​​​​​​​ 572.226 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

LEXO EDHE:

Back to top button