Shqipëri/ Policia i mbyll opozitës bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një ditë para protestës

Shqipëri/ Policia i mbyll opozitës bulevardin "Dëshmorët e Kombit" një ditë para protestës

Pavarësisht se prej ditësh Sali Berisha pretendon së protestën e tij do ta zhvillojë poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, policia e shtetit ka angazhuar masat që asnjë protestues të mos prish rendin dhe qetësine e anqtarëve të samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.Bllokimi do të fillojë një ditë para, ku do të planizohet me efektivët e policisë në rrethe si dhe të Tiranës.

Policia e Shtetit i bëri edhe një herë të ditur Partisë Demokratike së protestën e tyre nuk mund ta zhvillojnë në bulevard përballë Kryeministrisë. Në një deklaratë për mediat drejtori i Sigurisë Publike, Rebani Jaupi, u shpreh së forcat e policisë do të angazhohen për samitin pasi protestës së PD i kanë kthyer përgjigje negative.

I gjithë plani i masave do të fillojë me datë 5 dhjetor në orën 14:00. Pothuajse e gjithë Tirana do të jetë në pushtimim e policisë. Bllokimi do të fillojnë nga Rinasi për në Tiranë. E gjithë unaza e kryeqytetit do të jëtë e bllokuar.

Jaupi tha se personat që janë rezident në ato ambjente që do të jenë me kufizim, do të shoqërohen me punonjës të policisë e ndërsa e gjithë lëvizja do të bëhet në këmbë. Përveç Drejtorisë së Tiranës, Polica ka kërkuar ndihmë edhe tek drejtoritë e tjera vendore. Kryesisht është kërkuar ndihmë te forcat Shqiponja, që të jenë në numër të madh./oranews.tv/

LEXO EDHE:

Back to top button