Shqipëria beson në fitore ndaj Izraelit

Kombëtarja e Shqipërisë, pas barazimit 1-1 në terrenin e Islandës, tani përgatiten për përballjen e radhës, kundër Izraelit, më qershor në stadiumin “Air Albania”. Lajmi i mirë për trajnerit Eudardo Reja është se në sulm do të rikthehen Armando Broja dhe Myrto Uzuni.

Armando Broja, sulmuesi i Shqipërisë

“Fizikisht jam mirë, kam pasur COVID kur mbarova sezonin. Jam rikuperuar dhe kam bërë stërvitje personale në Angli dhe fizikisht jam mirë…Trajneri e bën ekipin. E pashë ndeshjen me Islandën dhe kemi bërë mirë, por duhet të bëjmë më shumë. Me Izraelin është edhe më e vështirë dhe do të bëjmë maksimumin dhe inshllah me 3 pikë…. Në fund të fundit është trajneri dhe ai zgjedh 11-tëshen dhe nëse më fut në lojë, do të bëj maksimumin…

 

 

Myrto Uzuni, sulmues i Shqipërisë

“Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim….. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë. Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë.”

 

Që të dy janë shprehur optimist se pas performancës së mirë në takimin e parë në Rejkjavik, ekipi kuqezi mund të shënojë rezultat pozitiv ndaj Izraelit dhe të arkëtojë pikë maksimale. Përballja në mes Shqipërisë dhe Izraelit do të zhvillohet më 10 qershor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në orën 20.45.

LEXO EDHE:

Back to top button