Shqipëria cakton miqësore më 4 shtator, 5 ditë para sfidës ndaj Letonisë
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar caktimin e një ndeshjeje miqësore në fillim të muajit shtator. Shqipëria më 9 shtator do të rikthehet të luajë ndaj Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Megjithatë, drejtuesit e FSHF-së janë përkujdesur ta aranzhojnë një miqësore ndaj Gjibraltarit, pesë ditë përpara kualifikueses, për të testuar gjendjen e lojtarëve.
“Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator”, njofton fillimisht FSHF me anë të faqez zyrtare.
“Të dyja federatat kanë rënë dakord që kjo ndeshje të zhvillohet në Gjibraltar, në “Europa Point Stadium” në orën 18:00”. Në muajin shtator, Shqipëria ka vetëm një ndeshje zyrtare, atë kundër Letonisë në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, që do të luhet më 9 shtator në stadiumin “Air Albania.
Për këtë arsye, stafi teknik ka vendosur të zhvillojë një miqësore, për të testuar gjendjen e lojtarëve para sfidës zyrtare”, thuhet me tjerash në komunikatën e FSHF-së.







