Shqipëria, medalje të dytë të bronztë/ Lojërat Olimpike në Paris, mundësi Dudaev mposht rivalin hungarez
Shqipëria, medalje të dytë të bronztë/ Lojërat Olimpike në Paris, mundësi Dudaev mposht rivalin hungarez
Shqipëria ka arritur të fitojë dhe medaljen e dytë historike në Lojërat Olimpike, kësaj radhe me Islam Dudaev, i cili triumfoi në finalen e Bronzit për peshën deri në 65 kg.
Mundësi çeçen që përfaqëson ngjyrat kuqezi triumfoi në finale përballë mundësit rus që përfaqëson Hungarinë, Ismail Musukaev, me rezultatin e ngushtë 13-12. Dudaev ngjitet në podium si vend i tretë së bashku me mundësin nga Puerto Riko, Sebastian Rivera, ndërsa fitues i medaljes së artë u shpall japonezi Kotaro, që mundi në finale iranianin Amouzadkhalili. Kjo është medalja e dytë historikë në Lojërat Olimpike për Shqipërinë, sërish në mundje, pas asaj që arriti mbrëmjen e djeshme Chermen Valiev.