Shqipëria regjistron 13 viktima dhe 782 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri informon  se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.256 testime për Covid-19, prej të cilave, 782 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë, 31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër, 23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë, 18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin, 10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe, 7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat, 5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar, 1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID duke e çuar numrin e viktimave në 852: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë realizuar gjithsej 197.062 testime për koronavirus, prej të cilëve
40.501 kanë rezultuar  pozitiv. Aktualisht vendi shënon 19.165 raste aktive.

LEXO EDHE:

Back to top button