Shqipëria zyrtarizon miqësoren e 11 nëntorit

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor 2020. Në njoftimin e FSHF-së saktësohet që, sipas marrëveshjes së arritur mes dy federatave, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” dhe do të nis në orën 19:00.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, ndërsa më 7 tetor 2020, do të përballet me Armeninë në transfertë.

Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor, Shqipëria do të zhvillojë dy takimet zyrtare në Ligën e Kombeve, ku takohet me Kazakistanin më 15 nëntor dhe Bjellorusinë më 18 nëntor.

LEXO EDHE:

Back to top button