Shqiptarët me numrin më të lartë të fëmijëve të lindur në Britani, reagon ish-lideri i Partisë Brexit

Shqiptarët me numrin më të lartë të fëmijëve të lindur në Britani, reagon ish-lideri i Partisë Brexit

Britanikët janë habitur nga lajmi i publikuar së fundmi se shqiptarët janë ndër prindërit më të shumtë në numër, nga të huajt në Britaninë e Madhe.

Më shumë se 3,000 foshnja lindën në Britaninë e Madhe, vitin e kaluar nga nëna nga Shqipëria. Kjo shifër është publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS).

Lajmi ka sjell reagimin e një prej personazheve të njohur në jetën politike dhe shoqërore në Britani, ish-deputet i Parlamentit Evropian dhe ish-lideri i Partisë Brexit, Nigel Farage, i cili e ka raportuar këtë të dhënë si tronditëse.

Në një postim në Twitter, Farage ka shkruar: “Tani që një në dhjetë prindër të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë, a mund të gjeni se sa është raporti në pesë vjet?”

Shifrat e lindjeve vijnë pas një raporti tronditës të zbuluar në The Mail të dielën ku doli se katër në dhjetë emigrantë që kalonin Kanalin me gomone ishin nga Shqipëria, shumë më tepër se ata që ikin nga lufta ose persekutimi në Afganistan apo Siri .

LEXO EDHE:

Back to top button