Shqiptarët “pro” heqjes së “20%” në Kushtetutë

Shqiptarët "pro" heqjes së "20%" në Kushtetutë

GAZETAR: ADRIAN KERIMI

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti vlerëson se 20% në Kushtetutë nuk cenon substancën shqiptare në Maqedoni të Veriut. Lidhur me kushtëzimin e ndryshimeve kushtetuese, Ahmeti vlerëson se është mirë që partitë shqiptare të mbajnë takime për t’u koordinuar, shkruan Alsat.


“Unë ju siguroj se 20% nuk e cenon substancën shqiptare në këtë vend dhe nuk e kam për shqetësim se kjo nuk do të ndodh nesër. Kjo do të ndodh në momentin e duhur me një marrëveshje sepse asgjë nuk humbin bashkëqytetarët maqedonas nëse nga 20% shkruhet kombi shqiptar. Nuk humbin aspak”tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Lëvizja Besa e vlerëson skandaloze konstatimin e Ahmetit. Ky subjekt ka autorizuar kreun e saj, Bilall Kasami të fton tryezën e përbashkët të partive parlamentare shqiptare.


“Është për të ardhur keq të dëgjosh nga një lider shqiptar se “20%” nuk cenon substancën shqiptare pasi që ky term është nënçmues për popullin shqiptar në vend. Sa i përket takimit eventual të partive shqiptare, Lëvizja BESA  në mbledhjen e fundit të Kryesisë Qendrore ka sjellë vendim  për të autorizuat kryetarin e partisë të organizon thirrjen e takimit të radhës në kuadër të tryezës së partive parlamentare shqiptare konform Marrëveshjes politike te partive shqiptare ne RMV”, thone nga Lëvizja Besa.

Qëndrim të njëjtë ka edhe Aleanca për Shqiptarët, kreu i së cilës Arben Taravari ditë më parë deklaroi se në këtë periudhë ka nevojë që partitë politike shqiptare të takohen dhe të bisedojmë me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët.  Taravari shtoi se është i gatshëm t’i përgjigjet thirrjes së Ahmetit për tryezën e përbashkët dhe në rast se nuk ka thirrje nga kreu i partisë më të madhe shqiptare, ai është i gatshëm të fton një takim të tillë. Ndërkohë Alternativa si pjesë e Qeverisë thotë se është i mirëseardhur koordinimi sipas Ahmetit, duke shtuar se nga ky i fundit presin edhe mbështetjen për amendamentin kushtetues të shpalosur një ditë më parë nga Alternativa për mos vjetërsimin e lëndëve penale për abuzime me detyrën zyrtare.


“Takimet për t’u koordinuar dhe për të diskutuar për tema që janë me interes kombëtar janë të mirëseardhura. Siç e tha kryetari Gashi, heqja e përkufizimit 20% nga kushtetuta tashmë është një temë e tejkaluar dhe ajo vjen si pasojë e avancimit të përgjithshëm shoqëror, por që nuk duhet të bëhet nën shtrëngimin e fituesve dhe humbësve. Ne presim reflektim nga z. Ahmeti dhe nga liderët e tjerë politikë rreth propozimit tonë që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të bëhet dispozitë kushtetuese dhe veprat e tillë të mos mund të vjetrohen”, thone nga  Alternativa.

Për hapjen e kushtetutës në përputhje me Marrëveshjen me Bullgarinë me qëllim hapjen zyrtare të kapitujve me BE-në nevojiten 80 vota, numrat të cilët për momentin shumica parlamentare dhe opozita shqiptare nuk i kanë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button