Shtëpia Kulturës në Tetovë/ Fatlind Ajdini dy herë ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ushtruesit të detyrës, Ministria e Kulturës ende pa përgjigje
Shtëpia Kulturës në Tetovë/ Fatlind Ajdini dy herë ka kërkuar dorëheqjen nga pozita e ushtruesit të detyrës, Ministria e Kulturës ende pa përgjigje

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Mungesa e fondeve të mjaftueshme nga Qeveria për vazhdimin e ndërtimit të teatrit të ri dhe bibliotekës së Tetovës, ka detyruar drejtorin aktual të shtëpisë së kulturës që është edhe mbikëqyrëse e këtij ndërtimi që të deponoj dy herë dorëheqjen në Ministri, edhe pse e njëjta nga ministria nuk i është pranuar. Drejtori Aktual i shtëpisë së kulturës që është ushtrues detyre, thotë se, Shtëpia e kulturës, nuk ka kapacitetin dhe mundësinë apo kuadrin për të mbikëqyrur ndërtimin e këtij projekti, andaj ai përveç dorëheqjes së tij, kërkon nga Ministria që ajo të merr nën mbikëqyrje ndërtimin e objektit.
Ajdini në linjë telefonike për Alsat tha se postin e ushtruesit të detyrës e ka pranuar vetëm deri në zgjedhjen e një drejtori të ri. Ajdini thotë se arsyeja më e madhe për dorëheqjen e tij që ende si pranohet, është edhe mungesa e fondeve për vazhdimin e projektit për objektin e teatrit dhe bibliotekës.
“Mundësitë e mia kapacitetet energjitë janë pro për të menaxhuar me qendrën e kulturës por këtu kemi të bëjmë me mbykqyrjen e investimit më të madh të shtetit dhe mendoj se shtëpia e kulturës, është institucion i vogël për të menaxhuar me këtë projekt të madh. Ne në institucionin tonë nuk kemi kuadro, inxhinier sektor investimesh apo të ngjashme që do menaxhoin dhe kontrollonin ndërtimin e këtij objekti. Këtë mundësi e ka Ministria e kulturës sepse ka kuadrot atje. Kjo është edhe një arsye më tepër për të dhënë dorëheqje, sepse 300 milion denarë është paraparë për këtë vit, por duke parë se dinamika e realizimit në vitet e fundit nuk ka shkuar si duhet, për periudhën 2021-2024 kemi vetëm 50 për qind të realizimit të dinamikës që është dashur të realizohet, ndërsa në terme të përgjithshme pra, është realizuar vetëm 29 për qind e gjithë asaj që duhet realizuar deri në fund për tu përmbyll projektin. E tani kur pritet të realizohen 300 milion e ndërsa buxheti duhet të jetë rreth 500 milion, Qeveria ndan një shumë qesharake prej vetëm 15 milion denarë, që është 1.5 për qind e buxhetit që duhet të alokohet”, tha Fatlind Ajdini, UD Drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Tetovë.
Ai i kërkoi Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës që të vënë dorë mbi këtë projekt dhe kjo përfundimisht të përmbyllet. Në fund të 2021 nisi faza e dytë e projektit por planet për realizimin e tërësishëm u shtynë shpejt. Ish ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska për herë të fundit shtyu afatin për në vitin 2027./Alsat.mk